Në një lidhje skype në “Open” në News24, kreu i bashkisë Shkodër Bardh Spahia foli mes të tjerash edhe për dy humbjet e jetës në ngjarjen në Malësinë e Madhe.

Ai u shpreh se ngjarja ka ndodhur pasi Përroi i Thatë ka vërshuar papritur dhe nuk u ka lënë atyre mundësi të reagojnë.

“Përcjell ngushëllimet familjarëve  të dy viktimave të kësaj situate të krijuar nga rrebeshi në Malësinë e Madhe. Ngjarje tragjike që tronditi jo vetëm opinionin e Shkodrës por çdo shqiptar kudo ndodhet.

Ka qenë një vërshim i papritur i Përroit të Thatë, përrua i pabesë sepse ndryshon fuqinë e rrjedhës së tij ën mënyrë të papritur. Është i rrëmbyeshëm. Nuk i ka lënë kohë dy viktimave por e rëndësishme është që një nga pjesëtarët e asaj familjeje, vajza e viktimës ka shpëtuar dhe djali e babai fatkeqësisht humbën jetën.

Ka qenë punonjës i bashkisë së Shkodrës, mike  dashamir i shumë shkodranëve”, tha ai.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb