Ashtu siç ishte parashikuar, Edmond Haxhinasto, kryetar i Komitetit Drejtues Kombëtar ka hapur sot punimet për Konventën Kombëtare të Partisë së Lirisë.

Ai sqaroi se rreth 90 delegatë ishin të pranishëm dhe pjesa tjetër ishin online. Mes të tjerash ai ka prezantuar të pranishmit. Në podium u ngjit shumë shpejt Meta, i cili foli me tone të forta nga Pallati i Kongreseve.

“Mondi faleminderit që më ke shoqëruar me besnikëri në këto vite. Bëhu gati, hajde bëjmë stërvitje bashkë me Bedriun dhe Klevisin. Të më shoqërosh dhe 26 vite të tjera. I përshëndes delegatët e Fushë-Arrëzit, që fituan ndaj mafias. Ju ftoj që të ngrihemi në këmbë dhe përshëndesim atë vajzë dhe ata djem të shkëlqyer. Nuk fitohet duke fjetur gjumë dhe duke bërë llogari 7×7 baras 42.”, tha Meta.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb