Kryetari i Grupit Parlamentar të PD Gazment Bardhi dhe deputetja Jorida Tabaku kanë takuar Kryetar i Komisionit për Çeshtjet Europiane në
Senatin Italian, Senatorin Giuliomaria Terzi di Sant’Agata, që është një mik i Shqipërisë dhe mbështetës i fortë i saj në rrugën europiane.
Deputetët demokrat e kanë njohur me zhvillimet në Shqipëri dhe i kanë shprehur qëndrimin e pa lëkundur mbështetës për integrimin europian të Shqipërisë. “Ne jemi të vendosur të bëjmë gjithçka për të çuar përpara këtë proces jetik për vendin, mbi të gjitha duke qenë të vërtetë dhe duke mos fshehur problematikat që mbajnë peng të ardhmen e Shqipërisë.
Partia Demokratike, ndan qëndrimin, ashtu sikurse partneret ndërkombëtarë, se procesi i integrimit duhet të jetë i bazuar në meritë dhe në përmbushjen reale të standardeve europiane.
Fatkeqësisht, sot Shqipëria nuk e përmbush këtë. Mazhoranca, ka zhbër shtyllat kryesore mbi te cilat funksionon nje shtet demokratik, duke cenuar zgjedhjet e lira e të ndershme, dhe duke u bërë mburojë e krimit të organizuar dhe korrupsionit.”, shkruan Bardhi.
