Kryeministri Edi Rama në një lidhje të drejtpërdrejtë me “News 24” deklaroi se baret do të jenë të fundit biznese që do të hapen, kurse shtoi se qeveria do të vazhdojë që të japë mbështetje për ekzistencë.

“Mbështetje për ekzistencë nga ata që janë në pikë të hallit deri tek ata që janë më pak në hall, do të ketë. Kjo është shtëpia jonë e madhe, shteti. E ndjen arka e shtetit, njësoj si arka e shtëpisë. Masat ekonomike nuk janë të tmerrshme, por janë të nevojshme për të ekzistuar dhe marr frymë. Kur të hapen baret, do jetë festa e luftës. Mjekësia jonë vazhdon të funksiojë. Kemi 23.5 përqind të kapacitetit të zënë nëpër spitale dhe kjo ka ndodhur falë punës së madhe të bërë nga ne”, tha Rama.

Kreu i qeverisë Edi Rama ka shtuar se në total, Shqipëria ka në dispozicion 304 respiratorë, duke qenë të gatshëm për të përballuar këtë situatë.

Tjetër gjë që po luan tepelekun e kokës në të gjithë botën, janë respiratorët. Flota e respiratorëve që lëviz me ushtri nga një shtet në tjetrin, sepse menaxhohet sipas nevojave alarmante. Vetëm me shumë respirastorë do të përballojmë luftën.

Kemi 200 respiratorë në gjendje, plus kemi të rinj dhe 30 të tjerë që janë rrugës. Kemi edhe ndihmën e BE. Në total janë 304 respiratorë, që i kemi në dispozicion. Kemi të zënë vetëm 1.3 përqind të respiratorëve”, deklaroi Rama.

(d.xh/ Balkanweb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb