TIRANË

Rezultatet e barometrit të varfërisë dhe korrupsionit të publikuara më 31 maj nga Qendra Shqiptare për Qeverisje të Mirë janë kthyer në temë e debatit të sotëm në emisionin “Open” në News24.

Për avokatin Adriatik Lapaj, qytetarët në vend janë marrë peng. Sipas tij, nuk ka modele të reja dhe besimi te politika është vrarë.
Lapaj: E vërteta është që qytetarët në këtë vend janë të marrë peng. Nëse ti ke përballë dy mundësi mes kundërshtarit politik dhe llojit tënd politik ti vete te lloji jot politik. Je i detyruar. Del babai i një partie politike, të gjithë aty. Nuk ka alternativë as brenda llojit. I merr votat përmes legalizimit.

Sulo: Ju po thoni që zgjedhjet nuk janë të ndershme. Në qoftë se mua më preket xhepi patjetër do votoj alternativën tjetër. Dhe sikur ajo të mos më pëlqejë 100%.

Lapaj: As jashtë nuk ndodh kjo.
Sulo: Ne flasim për shumicën.

Lapaj: Ndryshimet vijnë kur krijojmë modele. Ne këtu nuk lejojmë modelet. Mes një pushteti që të tund legalizimet dhe të korrupton me ligj, një pushteti që të tund tokën e 7501, mes një vendi ku opozitarizmi kalcifikohet se formula është e tillë je i detyruar të mbështesësh një forcë politike që nuk gjeneron ndryshim. Është vrarë besimi te qytetarët, te politika në këtë vend. Po t’i pyesësh dhe në fshatra kur bëjnë pazare ata lart, pse të mos bëjmë dhe ne pazare. Pse mos të fitojmë ne një vend pune, pse të mos marrim ne një kuotë për ta shfrytëzuar. Për sa kohë nuk ka shpresë për ndryshim, njerëzit janë të detyruar të ndahen në dy kampe.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb