Josep Maria Bartomeu dhe Sandro Rosell rrezikojnë seriozisht bur-gimin. Sipas asaj që bëjnë të ditur mediat spanjolle, organi i akuzës ka kërkuar 2 vjet e 3 muaj heqje lirie për presidentin aktual të Barcelonës, Josep Maria Bartomeu dhe 7 vjet e 3 muaj burg për paraardhësin e tij, Sandro Rosell, pasi të dy akuzohen për evazion fiskal në rastin e blerjes së Nejmarit nga Santosi.

Ndërkohë, pala akuzuese i ka kërkuar gjithashtu gjy-katësit të çështjes, Pablo Ruz, që ta dënojë Barcelonën edhe me një gjobë prej 22 milionë eurosh.

(d.d/j.s/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb