Presidenti i Barcelonës, Josep Maria Bartomeu është në mëdyshje për nënshkrimin e Antoine Griezmann. Francezi para disa ditësh njoftoi vendimin e tij për largimin nga Atletico Madridi, ndërsa shuma prej 200 milionë euro sa është momentalisht klauzola e tij e largimit, por nga 1 korriku do të ulet në 120 milionë euro.

Katalanasit kanë synuar ta transferojnë sulmuesin përpara fillimit të sezonit të kaluar, por ai vendosi të qëndrojë edhe një vit në Los Rojiblancos. Sipas medieve spanjolle, Griezmann nuk është më prioritet për Barcelonën, sepse çmimi i tij konsiderohet një pengesë e madhe.

Në rast se 27-vjeçari do të lëvizte drejt Camp Nou, klubit do të duhet ta mbulojnë pagën e tij prej 17 milionë euro në sezon. Bartomeu është i vetëdijshëm se disa emra të rëndësishëm të skuadrës nuk e duan Griezmannin, pasi ky i fundit nuk erdhi qershorin e kaluar.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb