TIRANË

“Lulzim Basha nuk dëshiron të marrë pjesë në zgjedhje sepse kërkon gjithmonë pushtet në tavolinë”. Kështu deklaroi nga selia e PS, kreu i grupit parlamentar të PS-së Taulant Balla duke theksuar se ashkush nuk mund të vërë kushte mbi Kushtetutën.

“Pushtet në tavolinë nuk ka në demokraci drejtimi i bashkive mund të fitohet vetëm me konkurrim të lirë. Në sondazh duket qartë se Basha jo vetëm që nuk fiton në asnjë prej bashkive që ne qeverisim por për herë të parë PD humb dhe në bashkitë që ka qeverisur. Dua t’ju them qyt të Kukësit dhe atyre që ka qeverisur LSI se mezi presim të marrim mandatin në 30 qershor që t’iu shërbejmë.

Zgjedhjet e 30 qershorit do të zhvillohen. Askush nuk mund t’i heqë të drejtën popullit shqiptar për të vendosur se cili do jetë kryemenaxheri i qytetit. Askush nuk mund të vendosë kushte mbi kushtetutën. Ne nuk pranojmë në asnjë rast që të shkelët mbi kushtetutën”, deklaroi Balla.

Ai paralajmëroi edhe njëherë se kush prish zgjedhjet dënohet me burg duke iu referuar deklaratave të opozitës se nuk do të ketë zgjedhje.

“Kush guxon të pengojë zgjedhësit për të shkuar të votojnë rrezikojnë deri në 5 vite burg e nëse është në bashkëpunim deri në 8 vjet burg. I bëj thirrje çdo qytetari shqiptar të ushtrojë të drejtën e votës. Na janë dashur përpjekje të mëdha. Askush nuk mund të pengojë qytetarët shqiptarë që të votojnë”, u shpreh socialisti Balla.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb