Për deputetin e PD,  Dashnor Sula nëse SHBA dhe ndërkombëtarët do të kishin mbajtur këtë qëndrim para 25 prillit PD do të ishte në qeveri. I  ftuar në emisionin ‘Frontline’ në ‘News24’, me gazetaren Marsela Karapanço , ai tha se nuk mund të bëhet përgjegjës vetëm Lulzim Basha për humbjet  pasi ka pasur pas një ekip. Sipas tij ai është më i relaksuar pas 9 shtatorit.

“Basha pas 25 prillit e kuptoi se ku duhet të jetë drejtimi i duhur. Unë e dalloj që nuk është Basha person i vetëm që dogji mandatet. Bumçi ka qenë aty, kryesi, grupi në mënyrë unanime. Nëse me 25 prill ndërkombëtarët nuk do të kishin pasur këtë qëndrim do të ishim në pushtet. Tani nuk duhet të flasim më fshehur, LSI dhe Ilir Meta dëmtuan fushatën. Foltorja nisi mirë, po tani kjo situatë e çon ujin vetëm tek Rama. Deri më 9 shtator kam qenë 9 herë me Berishën 1 herë me Bashën. Për çështje parimore ndryshova mendim. Foltorja duhet të kishte filluar  në Prill a maj apo përpara zgjedhjeve në PD. Rruga e vetme për situatën tani se mund të jem i bindur se janë firmat, por te vijnë më 18 bashkë me firmat dhe delegatët le të bëjnë mocion besimi ndaj Bashës. Nëse ne vazhdojmë me këtë grindje dhe përçarje nuk do të vijmë në pushtet. Basha me të vërtetë i ka humbur zgjedhjet, por nuk i ka humbur vetëm. Bashën e shikoj më të relaksuar pas 9 shtatorit”- tha ai.

Nga ana tjetër anëtari i Kryesisë në PD, Aldo Bumçi  u shpreh se Berisha po ngjiz një projekt të ri. Sipas tij Basha ka frikë të përballet me votën e demokratëve dhe se nuk i ka 85% të votave me të vilat u zgjodh sërish kryetar në qershor.

Me zotin Basha ne nuk shkojmë në fitore. Kjo opozitë është e dobësuar. Pse janë mbledhur në Foltore ata? Një takim bëri Basha dhe u bë lajm ndërsa Berisha ka bërë takime anë e mbanë.Berisha po ngjiz një projekt të ri, një projekt që përfshin edhe Bashën. Basha po qëndron aty kundër vullnetit të demokratëve. Edhe ata që i ka më afër janë kritikë të tij, nuk i besojnë më. Ai njeri duhet të hapi krahun dhe të jetë pjesë e ekipit. Çfarë bën tek karrigia e kryetarit?  Basha duhet të votëbesohet dhe mbyllet kjo krizë. Ai nuk do të përballet me votën e demokratëve. Basha ka dëmtuar rëndë demokratët duke i lënë në opozitë për herë të tretë”- tha ai.

 

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb