TIRANË

Kryedemokrati Lulzim Basha i është përgjigjur sërish kryeministrit Edi Rama pak minuta pas reagimit të tij në “Twitter” për qëndrimin e kryeopozitarit.

Basha shkruan në “Twitter” se të gjithë e dinë se me Ramën Shqipëria ka ngecur në vend. Sipas tij, më 25 prill Rama humb dhe Shqipëria fiton!
“Edi proparama! Të gjithë e dinë që me ty Shqipëria ka ngecur në vend.
Shqiptarët e dinë shumë mirë që nuk ke bërë asgjë dhe që nuk do të bësh asgjë për ta. Me 25 Prill ti humb dhe Shqipëria fiton!”, shkruan Basha.

Basha Ok
Basha Ok

Kreu i PD publikon dhe një video, ku duken qytetarët që shtyjnë një ambulancë, ndërkohë që vijon stuhia e borës.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb