Lulzim Basha u takua sot dhe bisedoi me banorë të Rrogozhinës, një nga qytetet më të varfra në Shqipëri sipas tij. Ai është përballur me ankesat e banorëve.

“Kemi 3 javë pa ujë thotë- pensionisti Fiqiret Voka. E megjithatë tha Basha në Rrogozhinë po shpenzohen 9 miliardë lekë për fasadat.

Emine Deda është invalide. Ajo i tha kreut të PS-së që merr vetëm 44 mijë lekë në muaj e duhet të mbajë familjen me të.

Basha Rrogozhine (1)

Ndërsa Tajari, fermer thotë “se s’kemi marrë asnjë subvencion”. Ramë Gaxha ka një dyqan këpucësh. Ai i është ankuar kreut të PD-së se i kanë bërë brenda muajit 5 kontrolle duke i treguar letrat.

Faik Paci, pronari i një marketi është i shqetësuar për bllokun e madh me gjoba. Si të mos mjaftonte kjo, ai i thotë Bashës që i vendosin gjoba nga zyrat.

Basha Rrogozhine (2)

Basha u demonstroi masën e tij, pullën fiskale, “që do t’i mbajë larg tatimorët dhe hajdutët e shtetit”.

Kreu i PD-së u tha banorëve dhe qytetarëve të Rrogozhinës se në këto zgjedhje ka vetëm një plan ekonomik para shqiptarëve.

“Vetëm unë kam një plan ekonomik, që ul taksat, rrit pensionet, rrit konsumin, rrit prodhimin, siguron mbështetje për njerëzit në nevojë, shkolla të mira me drekë të paguar për fëmijët dhe ndihmë të drejtpërdrejtë për fermerët. Kjo është oferta për shqiptarët, një plan ekonomik që funksionon në Europë, që do funksionojë dhe këtu”, tha Basha.

Kryetari i opozitës u shpreh se të tjerët kanë fjalë, premtime, gënjeshtra të reja.

(m.k/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb