Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, ndalesën e radhës në rrugëtimin jug-veri e pati në Levan të Fierit. Në fjalën përshëndetëse, lideri i opozitës tha se 8 vite janë shumë për të dështuar dhe për këtë bëri thirrje për bashkim të të gjithë qytetarëve për t’i dhënë jetë ndryshimit më 25 prill dhe qeverisë së ardhshme që do t’i përkasë qytetarëve.

“Nga Saranda në Tropoja e nga Korça në Durrës, nga fshatrat më të largëta të vendit, në zemrën e Tiranës, kam ndier entuziazmin, shpresën, besimin, bashkimin e shqiptarëve për ndryshim. Ndaj iu drejtohem nënave shqiptare me sytë e skuqur nga malli për fëmijët e përzënë, nëse doni që fëmijët tuaj ti mbajmë këtu, t’i arsimojmë këtu, t’i punësojmë këtu, votoni numrin 9. Ndaj sot i ftoj të gjithë pa dallim, të djathtë e të majtë, votoni për numrin 9. Grua dhe burri shqiptarë, vajzat dhe djemtë, gjyshet dhe gjyshërit, do të votojnë numrin 9, për ndryshimin e jetës tuaj, për ndryshimin që mezi presim në familjet tona. Votoni numrin 9. Vëllezër dhe motra, 25 prilli është dita kur ndryshe nga këto 8 vite, ai që nuk mbajti asnjë premtim, ai që në 8 vite pati më shumë pushtet se kushdo tjetër që nga koha e Enver Hoxhës por që e përdori vetëm për veten e vet dhe i harroi të gjithë, të djathtë e të majtë”, deklaroi Basha në Levan.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: