TIRANE- Kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha ka postuar mëngjesin e sotëm në faqen e tij të ‘Facebook’-ut një video ku tregon se si po varfërohen shqiptarët çdo ditë.

Teksa sulmon kryeministrin Edi Rama, lideri i PD-së thekson se shkak është bërë korrupsioni i kësaj qeverie.

“Shqiptarët varfërohen çdo ditë nga korrupsioni i qeverisë Rama”, thuhet në dixhiturën e videos në fjalë.

Po ashtu Basha thekson se aferat me tenderat, 229 milionë eurot kanë shkuar për luks qeveritar. “Sa më gjatë kjo qeveri, aq më shumë korrupsion, aq më i varfër populli”, thuhet më tej në video.
(ed.me/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb