TIRANË- Kreu i opozitës Lulzim Basha ka artikuluar kritika të forta sot ndaj analistëve përveç rivalit të tij. Gjatë një takimi që pati me naftëtarët tek çadra para Kryeministrisë, Basha ka paralajmëruar analistët që sipas tij kërcejnë ‘hu më hu’ se asgjë nuk do jetë si më parë.
Kreu i PD-së theksoi se nuk do ketë kthim pas dhe kthim në parlament nëse nuk plotësohet kushti për qeveri teknike dhe zgjedhje të lira.
“I them Edi Ramës dhe analisteve që kërcejnë “hu më hu” se asgjë nuk do jetë si më parë, asgjë nuk do të jetë si dje. Nuk ka rrugë kthimi pas, nuk ka kthim në parlament pa plotësuar kushtin: qeveri teknike për zgjedhje të lira e të ndershme. Unë nuk jam lider i kësaj kauze, unë jam një ushtar i saj. Protesta nuk do ndalet”, deklaroi Basha.
(m.k/BalkanWeb)