Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, ka publikuar një foto me kryetaren e LSI, Monika Kryemadhi, pas firmosjes së marrëveshjes PD-LSI për zgjedhjet parlamentare të 25 prillit.

Përbri fotos, ku shfaqet duke u përshëndetur me grusht me Kryemadhin pas marrëveshjes, Basha jep edhe një mesazh për shqiptarët, teksa thekson se më 25 prill Rama do të ikë.

“Sot bashkuam forcat, të sigurt për të sjellë ndryshimin në Shqipëri. Më 25 Prill ne premtojmë se Rama do të ikë dhe ne do të fillojmë të punojmë për qytetarët e Shqipërisë! ??✌️”, shkruan Basha.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb