Kreu i PD, Lulzim Basha pas Ballshit është ndalur në Patos ku dhjetëra qytetarë e kanë pritur dhe përshëndetur.

Basha ka marrë një buqetë me lule ngjyrë blu në Patos, teksa ka premtuar se një ditë e bukur si kjo e sotmja do të jetë dhe 25 prilli.

Ai i lutet qytetarëve të Patosit që entuziazmin dhe dëshirën ta kthejnë në votë për ndryshim.

‘’Faleminderit nga zemra. Një ditë e bukur si kjo do të jetë dhe 25 prilli. Dita kur do të riktheheni si zotërit e vërtetë të Patosit. Ju lus që ky entuziast dhe dëshiër për entuziazëm ta kthejmë në votën më të sigurt të shqiptarëve për ndryshim më 25 prill. Zoti ju bekoftë, fitore!’’- tha Basha.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb