TIRANË- Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha ka deklaruar se është jetike procesi i dekriminalizimit të zgjedhjeve në Shqipëri.

Përmes një statusi në rrjetin social “Facebook”, i pari i PD-së ka  publikuar një video, e cila sipas tij tregon se si janë vjedhur votat në Tiranë, Durrës dhe Lezhë nga disa drejtues të lartë të Partisë Socialiste në qarqe.

“Pastrimi i politikës nga krimi dhe dekriminalizimi i zgjedhjeve janë jetike për demokracinë dhe stabilitetin e vendit”, thuhet në përshkrim, i cili shoqëron videon e shpërndarë për rastet siç pretendon Partia Demokratike.


(n.m/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb