TIRANË

Kreu i Partisë Demokratike ka sfiduar shefin e qeverisë teksa paralajmëroi se ditën e nesërme do të nxjerrë dokumente, të cilat sipas tij  vërtetojnë skemën e vjedhjes në zonën e Astirit.

Sipas Bashës, Rama për hesap të xhepit të tij  nuk di të ndalur as tek shtëpitë e qytetarëve dhe as para lotëve të fëmijëve dhe simboleve kombëtare, teksa rikujton edhe njëherë largimin e shqiponjës nga sheshi  me të njëjtin emër.

Kreu i PD-së tregon se pas askisonit për prishjen e 300 shtëpive në zonën e Astirit fshihet një skemë hajdutërie, të cilën tha se do ta publikojë ditën e nesërme përmes dokumenteve.

“Kryehajduti për të mbushur xhepat e tij nuk ndalet para lotëve të fëmijëve, as para shtëpive të njerëzve dhe as para simboleve kombëtare. Pse u hoq Shqiponja? Ç’aferë fshihet pas shkatërrimit të 300 shtëpive te Astiri? Nesër me fakte e dokumenta skema e hajdutërisë te Unaza e Re”, shkruan Basha në “Twitter”.

(n.m/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb