Nënkryetarja e Partisë Demokratike, Grida Duma e ftuar në ‘Kjo Javë’ me Nisida Tufën u shpreh se ish-kryeministri Sali Berisha i ka dhënë më shumë zhvillimit të Shqipërisë se ndërtimit të meritokracisë në PD.

Gjatë bisedës në studio, Grida Duma theksoi se rruga e vetme drejt fitores është rruga me SHBA.

“Ne u ftuam pafund që të rihynim në sistem sipas rregullave të lojës. Nuk të jep shuplakë SHBA për çështje të mendimeve”, u shpreh Duma.

Pjesë nga biseda:

Si e njihni Berishën?

Duma: Përgjatë rrugëtimit të tij mënyra se s i merr vendimet nuk e ka ndihmuar të përmirësoje vetveten.

Ka bërë mirë apo dëm?

Duma: Mendoj që i ka bëri shumë mirë zhvillimit të Shqipërisë, por nuk e ka ndërtuar modelin e meritokracinë në PD. Dha shpresë në ‘91-92 , ngriti një grupim intelektual që p 137r disa vite PD u perceptual parti e intelektualeve. Do të mbahet mend si kryeministri që e bëri Shqipërinë të shkelet nga jugu në veri. E zhduku urrejtjen jug –veri. Bëri një balancë sepse veriu ishte shumë i goditur nga periudha komuniste.

Deri kur do ta mbështesnit zotin Basha?

Duma: Mendoj që sot është momenti i parë që Basha po ndërton një kontratë me demokratët. Fakti që mori një vendim që nuk ishte i thjeshtë, provoi për 3 muaj të gjente gjuhën e Berishë për këtë çështje dhe sërish e mori vendimin, dhe kur e mori nuk u fsheh pas votës. Përgjatë gjithë rrugëtimit në opozitë të gjitha konsultimet jam e bindur me konsensus të Berishës dhe Bashës nuk kanë qenë vendime që janë konsultuar me të tjerët. Kjo vijimësi është mirëkuptuar. Atëherë derisa sat ë dy e ndërtuan këtë rrugëtim i takonte të dyve të zgjidhnin këtë situatë dhe kjo çështje nuk mund të fshihej pas votës. Ata që bëjnë politikë e kuptojnë që rruga drejt fitores është vetëm me SHBA, pro edhe nëse bëhej lojë votë do të thuhej se kryetari i PD ka influencuar d he kjo asnjëherë nuk do të mbaronte.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: