Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, ka uruar të gjithë besimtarët myslimanë për festën e Fiter Bajramit. Nëpërmjet një postimi në rrjete sociale, Basha i uron besimtarëve një agjërim e lutje të pranuara, si dhe shpresë për të përtëritur.

“Nga zemra ju uroj gjithë besimtarëve myslimanë Gëzuar Fiter Bajramin! Agjërim të pranuar, lutje të pranuara, shpresë të përtëritur. Zoti e bekoftë Shqipërinë!”, shkruan Basha.

Kujtojmë se Komoniteti Mysliman i Shqipërisë njoftoi një ditë më parë, se falja e Fiter Bajramit, do të zhvillohet të enjten në orën 06:10 në Sheshin “Skënderbej”, në kryeqytet.

Postimi i plotë i Bashës:


(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb