TIRANË

Kryedemokrati Lulzim Basha akuzon qeverinë se e la biznesin e vogël pa mbështetje. Pas takimin me biznesin e vogël në njësinë 5 kreu i PD deklaron se

mungesa e mbështetjes për ta dhe për konsumatorët nga qeveria po i çon drejt mbylljes shumë biznese familjare.

“Qeveria Rama e la biznesin e vogël pa mbështetje. Sot mijëra biznese përballen me rënien e fuqisë blerëse, pamundësinë për të paguar qiratë edhe për muajt e izolimit, ndërsa xhiroja e tyre është në nivele minimale, faturat afrofe të energjisë janë më të larta edhe se një vit më parë ndërsa Shqipëria renditet ndër vendet me çmimin më të lartë të energjisë e po kështu edhe për faturat e ujit. Këto së bashku me tatimet dhe taksat rrënuan ekonominë e po çojnë drejt falimentimit në masë të biznesit të vogël”, deklaron Basha.

Ai thotë se ‘Ramavirusi’ ka prekur çdo degë të ekonomisë, pasiguria e papunësia po prek çdo pjesë të shoqërisë.

“Ky është shqetësimi që dëgjova sot nga të gjithë bizneset e vogla në njësinë 5 në Tiranë. Mungesa e mbështetjes për ta dhe për konsumatorët nga qeveria po i çon drejt mbylljes shumë biznese familjare. Kjo gjendje është kudo në Shqipëri.

Varfëria është ulur këmbëkryq në familjet shqiptare. RAMAVIRUSI ka prekur çdo degë të ekonomisë, pasiguria e papunësia po prek çdo pjesë të shoqërisë”, shprehet kreu i PD.

  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb