Reperi Mc Kresha është rikthyer fuqishëm me një projekt të ri me këngëtaren Fifi. Por, së fundmi kanë dalë edhe detajet e këngës që bashkoi dy zëra të fuqishëm të muzikës shqiptare.

“Psikopatja jote” është titulli i projektit që konkurron për çmimin e madh në “Kënga Magjike 2018”, por është moderatori i njohur ai që fshihet pas bashkëpunimit të tyre.

Ka qenë vetë Fifi ajo që ka zbuluar se moderatori, Ardit Gjerbrea ishte ai që i bëri bashkë në këtë këngë.

“Ka qenë një koment ku më kanë shkruar se titulli i këngës është pa lidhje dhe kënga bie në kontraditë me veten. Por kjo nuk është e vërtetë. Ajo nuk bie në kontraditë me veten, sepse secila femër e kontrollon burrin e saj. Nuk ka femër në botë, që nuk i shkon pas burrit të saj. Nuk ka femër në botë, që nuk i dërgon shoqet pas për ta kontrolluar, se ku po shkon. Përveç kësaj të gjitha femrat mendojnë, nëse e duan mashkullin, me të cilin janë apo jo”, u shpreh këngëtarja.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: