Historia që u trajtua sot emisionit ‘Me zemër të hapur’ në News24 të moderatores dhe autores, Evis Ahmeti, ka të bëjë me një burrë 50-vjeçar, i cili rrëfen se si ai dhe bashkëjetuesja e tij vijnë nga martesa të mëparshme të dështuara. Ata kanë rreth tetë vite që jetojnë së bashku dhe nga kjo lidhje kanë sjellë në jetë një vajzë që sot është 1 vjeçe.

Problemi kryesor në marrëdhënien e çiftit lidhet me faktin se bashkëshorti ligjor i bashkëjetueses nuk paraqitet në seancat gjyqësore për divorcin. Kjo mungesë e vazhdueshme ka krijuar vështirësi serioze, jo vetëm në përfundimin e procesit të divorcit, por edhe në përfitimin e bonusit të bebes për vajzën që çifti ka së bashku.

Pikërisht për këtë arsye, burri ka vendosur ta denoncojë publikisht bashkëshortin e bashkëjetueses, duke i bërë thirrje që të paraqitet në seancat gjyqësore dhe të mos mbajë peng një histori familjare që duhet të marrë fund. Sipas tij, kjo situatë po dëmton jo vetëm çiftin, por edhe fëmijët, të cilët po përballen me pasojat e një procesi të zvarritur prej vitesh. Nga martesat e mëparshme, gruaja është nënë e dy vajzave, ndërsa burri ka një djalë dhe një vajzë. Bashkëjetuesi i ri i gruas tha se ish-partneri i saj me të cilin ajo ka 2 vajza, u flet keq fëmijëve për nënën e tyre.

“Me fëmijët nga martesa e parë, nuk kam kontakte, por më vjen keq. Ish-gruaja ime është martuar. Me zonjën që jam martuar tani, u njoha përmes një shkesi. Gruaja ime ende nuk është ndarë, pasi zotëria që ka qenë i martuar nuk ka qenë i pranishëm në seancën gjyqësore. Zotëria është pa arsim fare, nuk di të luaj dhe as të lexojë. Vajzat e saj shkojnë në shkollë. Unë e kam çuar 6 herë të vajzat ajo. U ka çuar diçka, që të çmallet. E kam çuar para dy vitesh. Ata i flasin keq për nënën. Vajza e vogël ishte rreth 1 vjeçe e gjysmë. Vajza e madhe ishte 4 vjeçe. Tani na ka ngelur vajza pa regjistruar, se është në trungun e burrit të ligjshëm. S’di më ku të drejtohemi.”, tha ai.

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb