Ndonëse në dukje tonet e ashpra politike janë ulur, për kryeministri Rama asgjë nuk ka ndryshuar në qëndrimin e tij ndaj Ilir Metës, të cilin vijon ta konsiderojë një fatkeqësi për shtetin.

Në emisionin ‘Kjo javë’ në News24, Rama u shpreh ndër të tjera i gatshëm për bashkëpunim me opozitën për zgjedhjen e presidentit të ri të Republikës.

Pas 6 muajsh nisin procedurat për zgjedhjen e kryetarit të ri të shtetit. Ju i keni numrat për të zgjedhur kryetarin e shtetit, pyetja është: Do të kerkoni konsultime me opozitën?

Patjetër! Patjetër dhe shpresoj që të mund t’i realizojmë konsultimet.

Tani që Presidenti Meta ka hyrë në muajt e fundit të mandatit dhe është Presidenti për të cilin janë ngritur dy komisione parlamentare për ta shkarkuar-çfarë parashikoni ju për të ardhmen e tij politike?

Nuk e di dhe nuk më intereson të them të drejtën.

Do të ndiheshit më komod me Ilir Metën President, apo në krye të LSI?

Komoditeti nuk është fjala e duhur edhe pse e kuptoj shumë mirë në cfarë sensi e përfshini. Unë mendoj që për shtetin shqiptar Ilir Meta ka qenë fatkeqësi për të mos thënë më shumë dhe pastaj për LSI është cështja e LSI, e asaj pjese të LSI që vijon akoma të ekzistojë.

 

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: