Rob Inglesen, përfaqësues i London School of Economics (LSE), theksoi rëndësinë e bashkëpunimit mes LSE dhe Universitetit “Luarasi” dhe tregoi se kjo iniciativë ka sjellë mundësi të reja për studentët shqiptarë. Ai foli për bashkëpunimin e tij me presidenten e Universitetit “Luarasi”, Fabiolën Musabelliu dhe anëtarët e tjerë të stafit, duke theksuar se gjatë tre viteve të fundit ka pasur sfida, por gjithashtu shumë arritje.

“Inkurajues është që LSE ka 5000 studentë dhe ofron programe që janë të fuqishme dhe të lidhura ngushtësisht me teknologjinë, biznesin dhe inteligjencën artificiale. Kurrikulat tona, që do të jenë pjesë e Universitetit Luarasi, janë instrumente të fuqishme për të përhapur vizionin tonë tek studentët shqiptarë,” tha Inglesen. Ai shtoi gjithashtu se LSE ka partneritete me shumë institucione dhe universitete të tjera, duke ofruar mundësi për shkollë verore dhe mundësi studimi në nivel global.

Programet që ofron LSE përfshijnë menaxhimin, ekonominë, shkencën e të dhënave dhe shumë më tepër, duke u përshtatur me zhvillimet aktuale dhe kërkesat e tregut.

Rob Inglesen – Përfaqësues i LSE: Është fantastike të jem këtu. Unë kam bashkëpunuar ngushtë me Fabiolën, me Anin. Gjatë tre viteve të fundit kemi pasur sfida, por ne si LSE jemi të lumtur për këtë bashjëpunim. Kemi 5000 studentë në Angli. Programet tona janë instrumente të fuqishme për të përhapur vizionin tonë tek studentët shqiptarë. Kurrikulat tona do të jenë edhe në Universitetin Luarasi. Ne kemi partneritete me shumë institucione. Ne kemi edhe shkollë verore, ne ofrojmë mundësinë që programet tona të jenë të shtrira në nivel global. Ne kemi partneritete edhe me universitete të tjera. Janë programe për menaxhim, ekonomi, shkencë të dhënash, janë programe fantastike. Kurrikulat tona janë ngushtësisht të lidhura me kohën që jetojmë, teknologjinë, biznesin, inteligjencën artficiale.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: