TIRANE- Në kuadër të forcimit të mëtejshëm të bashkëpunimit kulturor, Shqipëria dhe Kina kanë firmosur marrëveshjen e përbashkët 5-vjeçare.
Marrëveshja u nënshkrua në ambientet e Ministrisë së Kulturës në Tiranë nga ministrja shqiptare e Kulturës, Mirela Kumbaro, dhe zëvendës ministri kinez i Kulturës, Ding Wei.
Kjo marrëveshje synon të rritë nivelin e bashkëpunimit kulturor mes dy vendeve.
(BalkanWeb)