TIRANË

Deputeti i PS-së, Pandeli Majko iu kërkoi sot nga foltorja e parlamentit deputetëve të votojnë për rezolutën për mbrojtjen e UÇK-së dhe pohimin e vetes.

Ai deklaroi se në kushtet aktuale gjeopolitike, bashkëpunimi me Beogradin kërkon praninë e Kosovës.
“Tirana dhe Prishtina e kanë të pamundur të zëvendësojnë njëra-tjetrën përballë Beogradit në Serbi janë me qindra shqiptarë të humbur, pa varr që na thërrasin në heshtje. Të mos i harrojmë!

Ju ftoj të votojmë rezolutën për mbrojtjen e UÇK-së, të mbrojmë nderin e vajzave dhe djemve, kuraja e të cilëve kaloi brezin e vetë, të pohojmë veten dhe të shkruajmë përgjigjet tona të cilat janë më shumë se një rezolutë”, deklaroi Majko.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb