Bashkëshortja e Jorgo Papingjit, Tatiana, ka rrëfyer në News 24, jetën me poetin e tekstshkruesin. Një ditë pas ndarjes së tij nga jeta, ajo tregoi se “5 vitet e fundit ka qenë i sëmurë. Kam bërë maksimumin për kurimin e tij në këto vite. I kam dhënë ilaçet në shtëpi, sepse nuk donte të rrinte në spital. Mjekja e familjes më thoshte po e mban ti në jetë. Por erdhi një moment që u bënë shumë diagnoza. E çova para disa ditësh në spital sepse nuk kisha çfarë t’i bëja më në shtëpi. Bëra çdo gjë për të, por aq ishte. Nuk kam asnjë peng. U mundova të bëja çdo gjë që duhej, jo se e kisha për detyrë por se duhej ta bëja”, tregoi ai.
Papingji emër i njohur për tekstet e këngëve të suksesshme shqiptare, ka studiuar fizikë dhe për shumë kohë ka qenë mësues por pasioni i tij për poezinë i dha një jetë të re artistike.

Megjithatë pati një jetë të vështirë, autori i vargjeve

“E sa kam dëshirë të pres/
Kur ke se kë të presësh/
Ke një ëndërr ke një shpresë/
E dua të pres dikë të vij/
Me derë pa trokitur/
Të mos mbetet asnjeri” .

Bashkëshortja e Jorgo Papingjit, Tatiana tregon se kur ai ishte vetëm 8 muajsh, mbeti jetim. “Jorgos babanë ia internuan në Mathausen ku edhe vdiq kur ishte 8 muajsh. Ai nuk e njohu kurrë të atin. I rriti e ëma e vetme dhe Jorgo me fëmijët tanë sillej shumë mirë. I donte dhe ju ka dhënë fëmijëri të lumtur. Kemi pasut një jetë të qetë, kemi jetuar mirë por jo në luks. Unë jam rritur me të se e kam njohur kur isha 19 vjeçe, tregoi Tatiana Papingji.

Në ditët e fundit të jetës së tij, e shoqja po mblidhte poezitë e Papingjit që me siguri do të titullohet “Emri” tha ajo si kënga e saj e preferuar. Shumë prej poezive janë të panjohura dhe të tjera janë në studio muzikore gati për të marrë jetë si këngë.
Papingji u shua në moshën 81-vjeçare.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: