SKRAPAR- Bashkia e Skraparit denoncon firmat që gërmojnë në malin e Tomorrit, duke nxjerrë prej aty gurë dekorativ.
Kreu i Bashksië së Skraparit, Nesim Spahiu i bën apel qeverisë për të ndërhyrë, me qëllim ndalimin e këtyre firmave, të cilat sipas tij, po i shkaktojnë malit një dëm kolosal, pasi janë të palicensuara.
Ndër të tjera, ai sqaron se këto firma i kanë një borxh prej 300 milionë lekësh edhe bashkisë.
(ma.ar/BalkanWeb)
