NGA ERJON SKËNDAJ
Mosshlyerja e qirasë pronarit të objektit nga ana e bashkisë ka lënë pa kopsht 190 vogëlushë të zonës Babrru Fushë, pasi pronari ka vendosur të kyçë derën e objektit. Kjo situatë e pazakontë që ka vënë përballë Bashkinë Kamëz dhe Ministrinë e Arsimit ka detyruar prindërit të lënë punët e përditshme për të protestuar çdo mëngjes para ndërtesës private të përshtatur si kopsht.

Në fytyrat e brishta të vogëlushëve ka shumë trishtim pasi vendin e kopshtit e kanë zënë protestat që e përditshme.

Pronari i Godinës private ku prej tre vitesh është vendosur me qira kopshti i Babrru Fushë ka vendosur të mos tolerojë më pagesat e munguara nga bashkia Kamëz duke i vënë kyçin kopshtit të përshtatur si i tillë.

Për aq kohë sa të vegjlit kanë mbetur pa kopsht edhe prindërit e tyre kanë braktisur punët pasi nuk dinë kujt t’ia besojnë fëmijët.

Si bashkia Kamëz dhe Ministria e Arsimit kanë një vit që përplasen në distancë se kush duhet të paguajë qiranë e kopshtit, i cili prej një viti i ka kaluar nën administrim Bashkisë Kamëz. Zgjidhja nuk është arritur edhe pas takimit të thirrur nga bashkia Kamëz, i cili është anuluar për shkak të mungesës së drejtuesve të ministrisë.

(m.k/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb