TIRANE – Deputeti socialist, Bashkim Fino ka hedhur poshtë lajmet e përhapura në media për një ftohje të mundshme mes PS-së dhe LSI-së dhe mundësinë për mbajtjen e zgjedhjeve të parakohshme në vend.
Deputeti Fino siguron se aleanca me LSI-në funksionon më së miri dhe mazhoranca po vazhdon punën me sukses. Sipas Finos, nuk ka asnjë krizë brenda mazhorancës dhe s’ka asnjë arsye për zgjedhje të parakohshme.
Ndërkohë analistët thonë se çështja e shumëpërfolur e CEZ-it është justifikimi për prishjen e koalicionit Rama-Meta.
(er.nu/BalkanWeb)
