Gazment Bardhi, Flamur Noka, kanë zhvilluar një takim informal disa ditë më parë, i iniciuar nga Agron Duka, ku kanë diskutuar mënyrën sesi mund të bashkohet opozita në një koalicion të vetëm.

Burime për gazetarin Osman Stafa bëjnë me dije se aleatët i kanë kërkuar Nokës dhe Bradhit bashkimin e PD në një logo të vetme, propozim ky që ka hasur në kundërshti nga Flamur Noka.

Sipas tyre bashkimi i Bashës në Federatë maksimalizon votën e opozitës duke e bërë alternativë të plotë për zgjedhjet e 2025.

“Jam kundër kërkese për bashkimin me Bashën, s’bashkohemi me ata që nuk kanë bërë opozitë”, mësohet të ketë thënë Noka.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: