Pak javë më parë u kthye në Argjentinë si hero, por kanë mjaftuar vetëm dy ndeshje në pankinën e Gimnasia La Plata që e ardhmja e Diego Armando Maradona me këtë skuadër të përballet me shumë dyshime. Ose më saktë, ka shumë mundësi që kjo aventurë e legjendës së futbollit botër të përfundojë më shpejt nga sa ishte parashikuar. Për këtë të bindur duken “bookmakers”, që e japin si një bast të sigurt shkarkimin nga detyra të “Pibe d’Or” përpara Krishtlindjeve.

Image5d8a18861fed3
Image5d8a18861fed3

Sipas mediave argjentinase, kompanitë e basteve në vend e kuotojnë me koefiçentin 1.70 largimin e Maradonës përpara fundit të këtij viti. Shkak për këtë është ecuria e dobët e skuadrës së tij në dy ndeshjet e drejtuara prej tij. Euforia e tifozëve të Gimnasia La Plata u zbeh pas dy humbjeve radhazi, që e detytojnë ekipin të qëndrojë në fundin e renditjes me vetëm një pikë në shtatë javët e para të kampionatit. Diego Armando Maradona mund të jetë futbollisti më i mirë i të gjitha kohërave, por karriera si trajner le për të dëshiruar…
(balkanweb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb