Minuta e 95-të e sfidës Skënderbeu-Partizani ka shënuar një tjetër moment kulmor në këtë përballje të fortë. Bëhet fjalë për çastin kur mbrojtësi i majtë i Partizanit, ndërhyn me një kohë vonesë ndaj Leonit Abazit.

Impakti në sparkatë është i ashpër dhe me të drejtë kryesori Koçi nxjerr kartonin e kuq për titullarin e kryeqytetasve. Madje dhe Trashi e ka kuptuar menjëherë situatën, teksa ka vrapuar të shohë gjendjen e kundërshtarit e t’i kërkojë ndjesë.

Më pas i ka shtrënguar dorën kryesorit Andi Koçi dhe po priste ndëshikimin e merituar. Por duke qenë se Koçi ishte duke sqaruar disa nga lojtarët e Partizanit për arsyen se përse do të ndëshkonte Trashin, ky i fundit ka reaguar dhe nga tv lexohet qartësisht se çfarë ka komunikuar mbrojtësi me gjyqtarin:
“Nxirre shpejt kartonin e kuq që të iki unë” i ka thënë mbrojtësi, që duke parë se ishte minuta e 95-të dhe do të luhej deri në të 97-ën, nuk ka dashur që të humbasë më kohë e të akordohej shtesë mbi shtesë në këtë sfidë që u fitua 1-0 nga Partizani.

(j.selimi/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb