Gjatë kohës kur në Kuvend diskutohet projekt-ligji për buxhetin e vitit 2021 ka vend dhe për batuta.

Të qeshurat dhe batutat kanë ndodhur ‘brenda’ karriges së kryeparlamentarit, mes Ruçit dhe nënkryetarëve Murrizi dhe Vasilika Hysi.

Ruçi e ka komplimentuar Murrizin duke qeshur teksa i ka thënë se është më i disiplinuari dhe për këtë Vasilika Hysi ka të drejtë.

Nga ana tjetër Murrizi ka theksuar se Vasilika Hysi ka të drejtë duke shtuar se jo vetëm është nga Gjirokastra, por i heq gjithmonë një ‘r’ nga mbiemri.

GRAMOZ RUÇI: Si gjithnjë je i disiplinuar. Vasilika ka të drejtë. Është gjithmonë më i disiplinuari. (Qesh)

MYSLIM MURRIZI: Znj.Hysi jo vetëm që është nga Gjirokastra, dhe këtë e shpreh kur ma heq një r nga mbiemri se ka hall të kursejë, thotë Murizi jo Murrizi.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb