Në shtëpinë e Bayern Munich mbetet e hapur tema post-Tuchel, kush do të jetë pasuesi i tij në fund të këtij sezoni? Nuk është një sekret që emri i parë në listën e dëshirave është Xabi Alonso, trajneri aktual i Bayer Leverkusen. Problemi në këtë pikë është se tekniku spanjoll pëlqehet shumë edhe nga Liverpool, një tjetër ekip “big” që e ka vendosur në krye të listës si pasuesin e Jurgen Klopp.

Fotomontage: Vorschau Zum Bundesliagkracher Fc Bayern Muenchen Bayer Leverkusen. Trainer Thomas Tuchel (bayern Muenche
Fotomontage: Vorschau Zum Bundesliagkracher Fc Bayern Muenchen Bayer Leverkusen. Trainer Thomas Tuchel (bayern Muenche

Për të thyer konkurrencën e lartë që ka në treg, Bayern Munich është gati të bëjë një çmenduri të vërtetë financiare, pasi sipas mediave angleze janë gati t’i ofrojë 23 milionë euro në sezon, një shifër e jashtëzakonshme që do ta kthente Alonson në trajnerin e tretë më të paguar në botë, pas Pep Guardiola-s dhe Diego Simeones.

  • foto galeri
  • foto galeri

Ndryshe nga mediat angleze, sipas Bild: Zinedine Zidane mund të jetë trajneri i ri i Bayern, pasi tekniku francez ka zgjedhur pikërisht Bayern për t’u rikthyer në pankine. Zidane ka qëndruar në pritje që pas largimit të tij nga Real Madrid, por i pyetur nëse e josh ideja për të drejtuar në Itali, Zidane la gjithçka të hapur. Në pritje për të kuptuar se kush do të jetë trajneri i ri, drejtuesit e Bayern Munich duhet të kujdesen edhe për çështjen “Alphonso Davis”, me anësorin kanadez që kërkohet me insistim nga Real Madrid.

As
As

Sipas AS: Real Madrid dhe Bayern po diskutojnë mbi mundësinë e këtij transferimi pasi vetë lojtari i ka dhënë fjalën presidentit Perez. Bayern nuk dëshiron të rrezikojë pasi Davis i përfundon kontrata në 2025, nuk dëshirojnë ta humbasin falas, për këtë arsye kanë ulur pretendimet e tyre deri në 50 milionë euro për të lënë të lirë Davis.

Corriere
Corriere

Ndërkohë sipas mediave italiane, nëse largohet Davis, drejtuesit e Bayern do tentojnë të afrojnë Theo Hernandez, por Milan e vlerëson anësorin francez me 100 milionë euro.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb