Bayern Munchen e ka mbyllur sezonin me 2 trofe, duke siguruar pas kampionatit edhe Kupën e Gjermanisë. Në finalen ndaj Lajpcig, skuadra e tij dominoi duke fituar me shifrat 3-0.

Golat për bavarezët u realizuan nga Robert Leëandowski që shënoi dy herë dhe Kingsely Coman që hipotekoi fitoren.

Bayerni e fitoi për herë të 19-të këtë trofe dhe mbanin rekordin e skuadrës që e ka fituar më shumë herë.
Kjo ishte edhe ndeshja e fundit me bavarezët për Arjen Roben dhe Frank Riberi, të cilët luajtën të dy disa minuta në pjesën e dytë, për t’u përshëndetur më pas me tifozët e tyre.

BalkanWeb

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb