Ishte vetëm çështje kohe dhe Bayern Munich kthehet si forcë e parë e kampionatit gjerman. Ndalesat që e vonuan rrugës ishin thjesht “incidente”, pasi bavarezët kanë konfirmuar edhe një herë se nuk duan të dorëzojnë titullin kampion në Bundesligë.
Fitorja 3-2 në transfertën e Paderborn ishte e dyta radhazi pas barazimit kundër Leipzig, ndërsa me këtë sukses të besuarit e Niko Kovac kalojnë të gjithë rivalët për të marrë për t’u ngjitur në vendin e parë të renditjes me 14 pikë, një më shumë se Leipzig.
“Demat” i dhanë fund ecurisë së shkëlqyer me një humbje zhgënjyese në shtëpinë e tyre 1-3 përballë Schalke. Një disfatë që zbeh ëndrrën për titull, pasi tani në rolin e ndjekësve do të jetë e vështirë të ruajnë ritmin e Bayern Munich.
Nisja me marshin e pestë që i bëri sezonit është vetëm një kujtim për Borussia Dortmund, që regjistroi barazimin e dytë radhazi.
Skuadra e Lucien Favre nuk shkoi më shumë se shifrat 2-2 në përballjen me Werder Bremen, duke zbritur ndjeshëm në tabelën e klasifikimit.
(balkanweb)