Të rikthyer në krye, Bayern as që ka ndërmend të lëshoj kreun. Ekipi i Nagelsmann po kalon një moment fantastik ku mes Champions dhe Bundesligë përballë Werder siguruan fitoren e 9-të radhazi.

Ofensiva bavareze është thjesht e papërmbajtshme këtë herë triumfuan me rezultatin e thellë 6-1, ku i pari që realizoi ishte Musiala në minutën e 6-të.

Festa nuk zgjati shumë pasi katër minuta më pas ishte Jung që barazoi shifrat. Choupo Mouting gaboi nga pika e bardhë e penalltisë në minutën e 18-të, ndërsa dy minuta më pas Mane u largua nga fusha i dëmtuar.

Lequipe
Lequipe

Sipas L’Equipe, sulmuesi i Bayern humbet Botërorin, një goditje e fortë për përfaqësuesen senegaleze.

Bayern shtoi marshin dhe brenda pjesës së parë realizuan edhe tre herë të tjera, Gnabry, Goretzka dhe sërish Gnabry dërguan shifrat në 4-1. Në pjesën e dytë, në minutën e 82-të, Gnabry realizoi sërish duke kompletuar “tripletën” e tij personale. Për të mbyll llogaritë me këtë sfidë mendoi Tel që sigloi shifrat përfundimtare në 6-1.

Bie në javën e 14-të B.Dortmund me verdhezinjtë që u mposhtën në transfertë nga Wolfsburg me rezultatin e pastër 2-0.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: