Sulmuesit francez të Bayern Munich, Franck Ribéry, i është tërhequr vëmendja nga presidenti dhe trajneri i klubit për deklaratat e tij ndaj Pep Guardiolsa si dhe sjelljet impulsive në fushën e lojës, shkruanin të dielën mediat gjermane.

Pas ndeshjes miqësore të fituar 4-1 ndaj Inter, presidenti i Bayern ka thënë se nuk ka asnjë arsye që ai të shprehet publikisht kundër ish-trajnerit katalan, i cili tashme drejton Manchester City.
“Unë mendoj se ai nuk ka asnjë arsye që të flasë në këtë mënyrë për Pep Guardiola. Ne kemi fituar shumë me të dhe kemi përfituar shumë nga ai”, deklaroi Karl-Heinz Rummenigge për televizionin publik bavarez BR.

Francezi ka deklaruar ditët e fundit gjithashtu se me ardhjen në krye të ekipit te Carlo Ancelotti, ai ndihet më “lirshëm”. Por, ish-trajneri i AC Milan dhe Real Madrid, i ka thënë Franck Ribéry se nuk ka asnjë të drejtë që të flasë në këtë mënyrë. Ancelotti e ka tërhequr Ribéry në pjesën e parë për t’i kërkuar që të jetë më i qetë në fushën e lojës.

(m.k/BalkanWeb)

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: