Bayern Munich ka filluar të shqyrtojë mundësinë e transferimit të Brajan Grudës në të ardhmen. Paraqitjet e tij pozitive kanë tërhequr vëmendjen e drejtuesve të klubit bavarez, të cilët po e shohin si një investim të mundshëm për repartin ofensiv.

Lajmi është bërë i ditur nga podkasti gjerman “Bayern Insider”, i publikuar nga gazeta “Bild”. Sipas raportimit, kampionët gjermanë po e ndjekin me interes zhvillimin e futbollistit 22-vjeçar dhe po vlerësojnë potencialin e tij për sezonet e ardhshme.

Gruda, i cili luan në rolin e mesfushorit ofensiv, është ende nën kontratë me Brightonin, por destinacioni i tij i ardhshëm është Bundesliga. Ai pritet t’i bashkohet RB Leipzigut gjatë verës, në një marrëveshje që kap vlerën e 25 milionë eurove.

Interesimi i Bayern Munichut tregon se talenti shqiptar ka hyrë në vëmendjen e një prej klubeve më të mëdha evropiane

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb