Bayern Munich është ende në pritje të rikthimit të Vincent Kompanyt,  pas problemeve shëndetësore që e çuan në spital.

Trajneri belg kishte munguar më herët në disa seanca stërvitore për shkak të një infeksioni viral, ndërsa të premten gjendja e tij kërkoi trajtim mjekësor në spital.

Për situatën e teknikut të bavarezëve ka folur ndihmëstrajneri Aaron Danks, i cili ka konfirmuar se gjendja e tij po shkon drejt përmirësimit.

“Është në gjendje të mirë shpirtërore. Duket se po përmirësohet çdo ditë”, ka thënë Danks.

“Le të pushojë dhe të marrë kohën e nevojshme”, ka theksuar ndihmëstrajneri.

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb