Nëse do shihni nesër të fluturojnë 5 avionë ushtarakë në qiellin e Tiranës mos u trembni! Bëhet fjalë për 5 avionë të NATO-s që do të futurojnë mbi Tiranë në shenjë solidarizimi për të zyrtarizuar nisjen e investimit për riaktivizimin e bazës ajrore të Kuçovës. Lajmin e bën të ditur vetë  ministrja e Mbrojtjes, Olta Xhaçka përmes një statusi në profilin e saj në “Facebook”.

“Nesër do kemi në Ministrinë e Mbrojtjes një mik të veçantë, Komandantin e NATO Allied Air Command, gjeneral Ëolters, i cili vjen për të zyrtarizuar fillimin e punës nga NATO për superinvestimin në Bazën Ajrore të Kuçovës. Në shenjë nderimi dhe mbështetjeje për përmbushjen e misionit të Shqipërisë në Aleancë, disa avionë të NATO do të fluturojnë nesër rreth orës 11:00 në qiellin e Tiranës. Momenti i duhur për të shijuar fluturimin e 5 avionëve, për të bërë disa foto e video, për këtë element që do shoqërojë një prej lajmeve më të bukura, në këta 10 vjet të anëtarësimit të vendit tonë në familjen e madhe atlantike”, – shkruan Xhaçka.

Statusi
Statusi

Qeveria shqiptare njoftoi në gusht të 2018-ës se NATO do të ndërtonte një bazë ajrore në Kuçovë, në bazën e vjetër ajrore, ku qëndrojnë avionë luftarakë. Kjo do ishte edhe baza e parë e NATO-s në Ballkanin Perëndimor, me një investim fillestar prej 50 milionë eurosh.

(m.a/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb