BRUKSEL- Shtetet anëtare të BE-së vendosën sot forcimin imediat të kontrolleve në kufijtë e jashtëm të Bashkimit Evropian duke përfshirë si pjesë e këtyre masave shtetasit evropianë, gjatë një takimi të jashtëzakonshëm në Bruksel, bëri të ditur media referuar burimeve evropiane.

“Ata kanë kërkuar gjithsesi një rishikim të shpejtë të rregullave të hapësirës Schengen për të mundësuar lejimin e kontrolleve sistematike mbi shtetasit evropianë, ndërsa kontrollet e thelluara sistematike tashmë janë rezervuar kryesisht ndaj vendeve të treta”, shtuan këto burime.

Një javë pas sulmeve terroriste në Paris, ministrat evropianë të Punëve të Brendshme dhe të Drejtësisë u mblodhën në Bruksel me kërkesë të Francës, për të koordinuar një përgjigje evropiane përballë kërcënimit terrorist.

“Shtetet anëtare janë angazhuar për të zbatuar në mënyrë të menjëhershme kontrollet e nevojshme sistematike dhe të koordinuara në kufijtë e jashtëm duke përfshirë individë që gëzojnë të drejtën e lëvizjes së lirë”, referuar përfundimeve ende jozyrtare të miratuara sot në mesditë, por të cilat janë objekt i një konsensusi sipas burimeve evropiane.

(el.sp/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: