BRUKSEL

Bashkimi Evropian (BE) ka bërë të ditur se do të ofrojë mbështetje financiare për vendet anëtare që pranojnë të strehojnë refugjatë në vitin 2020.

Nëpërmjet një deklarate me shkrim, Komisioni i BE-së bëri të ditur se ky vendim është marrë në Forumin Global të Refugjatëve, i cili u zhvillua në Zvicër.

Sipas deklaratës, në vitin 2020 synohet që në vendet anëtare të vendosen 30 mijë refugjatë.

Në kuadër të mbështetjes financiare ndaj vendeve anëtare të cilat do të pranojnë vendosjen e refugjatëve, përparësi do t’u jepet refugjatëve që vijnë nga Turqia, Libani dhe Jordania.

Për çdo refugjat të pranuar që vendoset në vendet anëtare, nga buxheti i BE-së transferohen 10 mijë euro në vendin që do t’i pranojë.

Komisioni i BE-së në vitin 2015 miratoi një vendim për vendosjen e 160 mijë refugjatëve në vendet anëtare nëpërmjet një sistemi të detyrueshëm të kutoave, me qëllim për të reduktuar barrën e Italisë dhe Greqisë të cilat ishin në ballë të krizës së migracionit. Por pavarësisht këtij vendimi, disa vende si Çekia, Hungaria dhe Polonia refuzuan pranimin e refugjatëve dhe në vendet anëtare u vendosën vetëm 65 mijë refugjatë.//AA

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb