Ministrja e Financave, Delina Ibrahimaj deklaroi se projektligji për amnistinë fiskale nuk është ende gati. Ajo pohoi në një deklaratë për mediat se nuk dihet nëse ajo të zbatohet për zgjedhjet e ardhshme. Duke u ndalur te rezervat e SHBA dhe BE, Ibrahimaj tha se po rishikohet i gjithë drafti.

“Amnistia fiskale është një proces i cili ka rifilluar që në pranverë, kemi punuar me përmirësimin e draftit të punuar nga Ministria e Financave dhe e Ministria e Drejtësisë, që fillimisht daton në 2020, jemi ende ne fazë konsultimi.

Kemi bërë disa konsultime publike me grupet e interesit me partnerët tanë ndërkombëtarë, po vijojnë si në nivel teknik duke marrë parasysh gjithë rekomandimet e mira që ky ligj të jetë një ligj që do të arrijë qëllimin për të cilin do krijohet.

Se kur do finalizohet drafti nuk e kam ende një përgjigje. Po shohim elementet teknikë dhe hartimin e akteve nënligjore që përpara se të miratohet ligji të ketë qartësi dhe për elementet si do zbatohet, është një punë në proces që nuk mban ende një datë për miratimin. Nuk e dimë nëse do jetë në zbatim për zgjedhjet e vitit të ardhshëm. Buxheti do të finalizohet brenda muajit shtator. Nuk synojmë të kemi ndryshime në paketën fiskale. E gjithë popullata u shpreh se ishin pro amnistisë fiskale dhe penale, gati rreth 60% e tyre. Nuk mund të ketë legalizime të një ndërtimi të paligjshëm. Ju e dini që ka filluar si proces diskutimi shumë kohë më parë se të ndërmerreshin nismat e fundit ligjore, Sa i përket normave të interesit ka një kohë veprimi, rritja e normave të interesit sot, nuk reflektohet po sot ka një afat kohor në të cilin do të reflektohet edhe vetë. Ne duhet të kemi kujdes në të gjitha politikat që do të ndërmarrin.”, tha Ibrahimaj.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb