Nga Anglia vjen një indice e rëndësishme në lidhje me të ardhmen e Pep Guardiola-s. I sapo larguar nga Man.City, emri i teknikut spanjoll po qarkullon fuqishëm në treg, edhe pse vetë Guardiola bëri me dije se nuk ka ndërmend të rikthehet shpejt në stol, por kërkon të pushojë pas 10 viteve në krye të “qytetarëve”.
Pavarësisht fjalëve të tij, Daily Mirror shkruan se Devid Beckham ka kontaktuar personalisht Pep Guardiola-n duke i ofruar stolin e Inter Miami. Ideja e Beckham është të ribashkojë edhe një herë dyshen Guardiola-Messi, këtë herë në MLS.
Gjithnjë sipas Daily Mirror, përgjigja e Guardiola-s nuk ka vonuar, me këtë të fundit që ka refuzuar ofertën e Beckham, me spanjollin që është i vendosur për të qëndruar pushim.
