Andrea Doviciozo do të tërhiqet nga Moto GP, pas garës së San Marinos në shtator. Ky është vendimi i pilotit italian, i cili pas 14 vitesh në nivelet më të larta të garave me motorë, ka vendosur që ta mbyllë përfundimisht këtë cikël.

Këtë lajm e ka bërë me dije vetë 36-vjeçari me anë të një postimi në rrjetet sociale, ku është shprehur se ka ardhur koha që të tërhiqet përfundimisht nga kjo aventurë e bukur që ka kaluar, por që marrëdhëniet e tij me këtë sport do të vazhdojnë të jenë të njëjtat.

 

View this post on Instagram

 

A post shared by Andrea Dovizioso (@andreadovizioso)

Në 245 gara ai ka fituar 15 dhe ka arritur 62 podiume. Pengu i tij më i madh sigurisht do të mbetet titulli i humbur në vitin 2017, ku e humbi vetëm në garën e fundit përballë Mark Markezit.

Për pjesën e mbetur të sezonit, “Yamaha” do ta zëvendësojë Doviciozon me pilotin britanik, Kal Kratçlou.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: