Arsenali është eliminuar nga FA Cup. Gunners para shikuesve të vetë në stadiumin Emirates kanë pësuar humbje prej Watfordit me rezultat 2:1, ku përgjatë 90 minutave u paraqit edhe mesfushori shqiptar,

Megjithëse kishte posedimin e topit, vendasit nuk arritën të tundin rrjetën e portierit Pantilmon gjatë pjesës së parë.

Të vetmin rast për shënim e pati Kieran Gibbs në minutën e 21-të të takimit, por nuk u tregua i saktë dhe kështu, skuadrat shkuan në pushim me rezultat të bardhë, 0:0, raporton tg.

Por, Arsenali u befasua qysh në fillim të pjesës së dytë. Skuadra verdhezi ka arritur të shënoi golin e epërsisë pas pesë minutave në pjesën e dytë. Ishte sulmuesi Oghion Ighalo që ka shënuar në portën e Arsenalit për t’i dhënë epërsinë Watfordit. Por, mysafirët nuk u ndalën me kaq, pasi që përmes 30-vjeçarit, Adlene Guedioura, realizuan edhe golin e dytë në minutën e 63-të të takimit.

Në vazhdim të takimit, të besuarit e trajnerit francez të Arsenalit, Arsene Wenger arritën të zbusin rezultatin përmes Danny Welbeckut, por nuk ia dolën dot të rikthenin rezultatin dhe kështu takimi përfundoi me rezultat 2:1 për Watfordin.

Pas kësaj humbje, Arsenali do të mundohet të fitojë titullin e kampionit në Ligën Premier, ku ka tetë pikë pak se lideri, Leicester City.

(m.k/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: