TIRANE – Ditën e dielë, më datë 28 tetor, të gjithë mund të flemë një orë më shumë. Akrepat e orës do të lëvizin 60 minuta mbrapa herët në mëngjes teksa ora të shënojë 03:00, ato do të vendosen 02:00.

Kjo na lejon të flemë më shumë, duke rikuperuar orën që na është ‘vjedhur’ në fund të marsit, por ky ndryshim shënon edhe hyrjen e dimrit. “Ora diellore” do të qëndrojë në fuqi deri në javën e fundit të marsit 2019.

Ndërkaq, në Komisionin Europian është hapur një debat për të braktisur këtë sistem dhe për të lënë në fuqi sistemin e një ore që nuk ndryshon, duke i lënë mundësi zgjedhjeve shteteve të adoptojnë kë orë të duan. Propozimi ka ardhur nga Presidenti Jean-Claude Juncker dhe nëse pranohet, do të ndryshojë zakonet tona.

Rregulli i ndryshimit të orës është vendosur që në shekullin e tetëmbëdhjetë, ku i pari ka qenë Benjamin Franklin i cili hodhi teorinë se me realizimin e tij, do të kursehej shumë energji.

Ndërsa një shekull më vonë (në vitin 1907), teoria e tij u mor nga britaniku Uillett Uilliam, i cili e paraqiti atë në Dhomën e Komuneve e cila i dha dritën e gjelbër projektit “British Summer Time”, i cili përfshinte lëvizjen e akrepave të orës përpara gjatë verës.

Shumë vende e pasuan Britaninë e Madhe në këtë hap, veçanërisht në kohë lufte, kur ruajtja e energjisë ishte me të vërtetë një prioritet.
Ndërsa miratimi përfundimtar i kësaj mase për të gjitha vendet, konsiston në vitin 1966, i cili përkoi me krizën e energjisë.
(Balkanweb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb